14 Janar 2025

BE t’i bëjë presion Serbisë për emigrimin ilegal

Prishtinë, 6 shkurt - Pala kosovare nuk do të ngrejë çështjen e emigrimit ilegal në Bruksel në kuadër të dialogut me Prishtinë-Beograd, pavarësisht faktit se mediat vendore kanë publikuar fakte kur edhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë qenë të përfshira në trafikimin e kosovarëve në drejtim të Hungarisë.

Po ashtu është raportuar se autoritetet serbe janë duke i toleruar trafikantët, përderisa më shumë se dhjetë autobusë në ditë përplot me kosovarë nisen çdo ditë nga Prishtina për në Beograd, të cilët më pas ia mësyjnë ilegalisht kufirit serbo-hungarez, shkruan “Zëri”.

Qeveria e Kosovës vlerëson se ikja e qytetarëve nga vendi mund të trajtohet drejtpërdrejt me vendet që janë të përfshira në këtë proces dhe sipas tyre, kanë kërkuar nga BE-ja që të kontribuojnë në parandalimin e emigrimit të kosovarëve.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)