BE: Themelimi i Gjykatës Speciale nuk duhet të shtyhet
Ndryshe nga siç kanë deklaruar përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, në Bruksel insistojnë se ndihma e tyre është ofruar me kohë për autoritetet dhe tani u takon vendësve ta finalizojnë këtë proces.
Të pyetur nga gazeta për shtyrjen e seancës javën e kaluar me arsyetimin se materialet kanë ardhur me vonesë nga Brukseli, nga zyra e shefes për Politike të Jashtme, Federica Mogherini, kanë thënë se ata i kanë kryer me kohë të gjitha çështjet, shkruan sot Koha Ditore.
Bashkimi Evropian e ka ofruar gjithë ndihmën e nevojshme dhe në kohë për autoritetet e Kosovës, sa i përket miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionin e nevojshëm, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.
/Koha Ditore/