BE të hetoj pretendimet për përfshirjen e EULEX-it në komplotin ndaj Limajt
Prishtinë, 13 mars - Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Driton Selmanaj, ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet e vërteta për rastin Kleçka.
Ai ka thënë se BE-ja duhet të merret seriozisht me pretendimet për përfshirjen e EULEX-it në komplotin ndaj Limajt.
Selmanaj në një intervistë për Epokën e Re është shprehur se prolongimi i këtyre çështjeve vetëm sa do ta rrisë mosbesimin ndaj EULEX-it dhe do ta dëmtojë imazhin e BE-së.
Sipas tij, institucionet e vendit Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria do të duhej të kishin një reflektim politik, së paku të kërkonin nga institucionet përkatëse ta zbardhin të vërtetën lidhur me rastin Kleçka.
Presidentja ka reaguar dhe ka bërë mirë, është e çuditshme pse institucionet e tjera po heshtin, ka thënë ai.