17 Janar 2025

BE: Sheshi i Mitrovicës kryhet në maj

Prishtinë, 23 mars - Zyra e BE-së në Prishtinë, e cila financon rregullimin e sheshit në Mitrovicë, ka garantuar se punimet do të përfundojnë deri në fund të muajit maj të këtij viti, “pasi është siguruar garancia bankare për kompaninë që i prodhon pllakat, me të cilën është lidhur kontrata dhe se ato tani do të arrijnë në Mitrovicë pa pengesa”.

Në një kërkesë të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që BE-ja të sqarojë rreth situatës dhe vonesave të deritashme, Zyra e BE-së ka garantuar se punët do të përfundojnë deri në fund të majit.

“Tash kur koha po ecën shumë shpejt dhe kur po i ofrohemi stinës së verës, qytetarët i kanë shtuar pakënaqësitë dhe brengat e tyre për shkak të vonesave të mëdha në realizimin e projektit për rregullimin e shëtitores kryesore të qytetit. Për këtë problem kam biseduar dhjetëra herë me ju për t’i përshpejtuar punët.

Kam biseduar edhe me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve për t’ua sqaruar vonesat që po bëhen, natyrisht duke u bazuar në arsyetimet e investitorit dhe për të kërkuar nga ata e sidomos nga përfaqësuesit e bizneseve që punojnë përgjatë shëtitores, që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të durueshëm”, ka thënë Bahtiri, gjatë një takimi me përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe të kompanisë që kryen punimet.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)