16 Janar 2025

BE: Procedurat gjyqësore nisin më 2016

Prishtinë, 6 gusht - Bashkimi Evropian është vënë në lëvizje për t’i përmbushur detyrat që kërkohen nga ai për ta funksionalizuar Gjykatën Speciale.

Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, Brukseli synon që të gjithë hapat që kërkohen prej tij t’i kompletojë deri në fillim të vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Është paralajmëruar se menjëherë mund të ngrihen aktakuzat e para të udhëhequra nga prokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian- SITF, David Schwendiman.

Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë treguar për gazetën veprimet që do të pasojnë gjatë ditëve në vijim.

“Në këtë fazë, hapat e ardhshëm përfshijnë finalizimin e Marrëveshjes me shtetin mikpritës dhe negociatat për lokacionin dhe objektet. Kjo do të pasohet me zgjedhjen e gjyqtarëve dhe rekrutimin e stafit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ata kanë treguar edhe periudhën kur gjykata do të jetë funksionale.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)