17 Maj 2024

BE pranon se po hetohen dyshimet për korrupsion në EULEX

Bruksel, 29 tetor - Bashkimi Evropian pranon se që nga viti i kaluar ka qenë në dijeni për dyshimet se brenda misionit në Kosovë ka korrupsion.

Në komunikatën e dalë nga kabineti i shefes së politikë së jashtme evropiane për çështje sigurie, thuhet se që nga viti 2013 EULEX-i në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore kosovare janë duke zhvilluar hetime për të vërtetuar saktësinë pohmieve.

“Andaj edhe është punuar me kujdes të posaçëm, në përputhje me atë që është në qendër të përpjekjeve të EULEX-it, përkatësisht lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”, thuhet në komuniaktën lëshuar sonte e të cilën e ka nëshkruar zëdhënësi i kabinetit të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Megjithatë porositet se pavarësisht hetimeve që po zhvillohen, pafajësia është gurthemeli i isecilit sistem ku sundion ligji dhe është garancë që duhet të aplikohet tek secili qytetar pa diskriminim.

Reagimi zyrtar vjen 3 ditë pasi që doli teksti i parë në gazetën Koha Ditore me dëshmi konkrete për korrupsion në mesin e gjyqatërve dhe prokurorëve të EULEX-it. BAshkimi Evropian nëpërmjet zëdhënëses deri më tani vetëm ka insistuar se aludimet për korupsion adresohen dhe vërtetohen në gjykatë e jo në, sic shpreheshin, “gjyqin e publikut”.

Meqë gazeta në fjalë vazhdon me publikimin e dëshmive, merret vesh se shtetet anëtare janë pajtuar qysh dje se duhet të dilet me qëndrim - e i cili u zbardh sonte.

Selia e Bashkimit Evropian përsëritë se përkrahë në tërësi shefin e EUELX-it dhe ekipit të tij që përbehet nga shumë profesionist të përkushtuar.

“Ne jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë me sukses të zbatojnë mandatin e misionit dhe të ndihmojë autoritetet e Kosovës në konsolidimin e sundimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të sektorit të Ligjit në Kosovë, i cili do jetë i lirë nga ndërhyrjet politike \", thuhet në fund të komunikatës.  /rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)