13 Janar 2025

BE nis një sistem të ri informativ të vizave edhe në Kosovë

Prishtinë, 24 shtator - Nesër Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e Shteteve  anëtare të Shengenit  të pranishme në Ballkanin Perëndimor  si Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi dhe Turqi që  lëshojnë  inter alia, viza afatshkurtëra për qytetarët.

Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve që janë anëtare të plota të Shengenit acquis.

Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën tashmë ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundoj deri në  2015. Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë.

Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale (të ashtuquajturit identifikues të biometrisë) nga aplikuesit për viza. Kjo as nuk do ta zgjasë procesin, e as nuk do të paraqesë më shumë kërkesa.

Qytetarët do të përfitojnë nga VIS-i përmes një  riorganizimi të  aplikacionit për viza dhe procedurave të  kontrollit kufitar. Kjo do të  mundësoj mënyra më  të lehta për vendosur përdorim ligjor nga ana e aplikuesit të  vizave të  mëhershme dhe statusin bona fide (kur aplikohet për viza me shumë  hyrje).

Të dhënat do të ruhen në sistem, ashtu që të mund të konsultohen nga të gjitha autoritetet e shteteve Shengen që lëshojnë viza ose të mund të rikontrollohen nga autoritetet kufitare në hyrje të poseduesit të vizës në zonën e Shengenit.  

Duke komentuar për këtë risi, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha: \"Sistemi Informativ i Vizave është një element kyç i politikës së përbashkët të BE-së për viza, që bashkë me politikat e tjera i mundëson BE-së krijimin e një zone të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. \"

\"Kjo përbën lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen. Implementimi i VIS nuk është specifik për Kosovën, e cila duhet të  plotësoj një sërë kërkesa të  caktuara para se Komisioni të mund të përfundoj dialogun për liberalizimin e vizave me qeverinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në korrik 2014 ka vlerësuar progresin që  Kosova ka bërë  në implementimin e kushteve të  vëna nga udhërrëfyesi për viza\".

VIS përbëhet prej një baze të dhënash qendrore, një ndërfaqeje kombëtare në secilin shtet të Shengenit, dhe një infrastrukture komunikimi midis bazës së të dhënave qendrore dhe ndërfaqes kombëtare.

VIS është i lidhur me sistemet kombëtare të vizave të të gjitha shteteve Shengen nëpërmjet ndërfaqeve kombëtare, për t’u mundësuar autoriteteve kompetente të shteteve Shengen përpunimin e të dhënave të aplikacioneve për viza, të vizave të lëshuara, të refuzuara, të anuluara, të revokuara ose të zgjatura.

Çfarë do të nënkuptonte paraqitja e VIS konkretisht për një qytetar kosovar?

Kur qytetarët e Kosovës dëshirojnë të udhëtojnë në një prej shteteve Shengen ose shteteve anëtare të BE-së, ai ose ajo duhet:

o    Të paraqitet personalisht në ambasadë me të njëjtat dokumente sikurse më parë (ftesën, letër garancionin, dokumentin identifikues …)
o    Të japë gjurmët e gishtërinjëve
o    Të fotografohet. Fotografia mund të bëhet në mënyrë digjitale në momentin e aplikimit ose të skanohet ndonjë fotografi ekzistuese. 

Aplikuesve të vizave u duhet vetëm të vijnë në konsullatë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjëve çdo pesë vjet. Gjatë periudhës 5 vjeçare, gjurmët e gishtrinjëve do të kopjohen nga aplikacionet e para të vizave në mënyrë që udhëtarët që udhëtojnë shpesh të mund të kompletojnë procedurën vetëm njëherë gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat biometrike të aplikuesve për viza mund të mblidhen nga konsullatat e shteteve Shengen dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve, por jo nga ndërmjetësuesit komercialë (si agjencitë e udhëtimit).

Kur arrijnë në kufirin e jashtëm të zonës Shengen, poseduesit e vizave duhet të japin gjurmët e gishtërinjve për krahasim me ato që janë regjistruar në VIS nëse kjo kërkohet nga autoritetet e kontrollit kufitar të shteteve Shengen.

Më shumë informata për procedura konkrete mund të merren në faqet e Internetit të ambasadës ose konsullatës së shtetit Shengen anëtar i BE-së, që është i pranishëm në Kosovë. 

Zona Shengen përbëhet prej 26 shtetesh evropiane të cilat kanë hequr pasaportat dhe çdo lloj tjetër të kontrollit kufitar në kufijtë e tyre të përbashkët. Ajo kryesisht funksionon si një njësi e vetme për qëllime të udhëtimit ndërkombëtar, me një politikë të përbashkët për viza.

Njëzet e dy prej njëzet e tetë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pjesë e Zonës Shengen. Prej këtyre gjashtë anëtareve të BE-së që nuk janë pjesë e Zonës Shengen, katër – Bullgaria, Kroacia, Qipro dhe Rumania – janë ligjërisht të obliguara dhe dëshirojnë t’i bashkohen Zonës Shengen, derisa dy të tjerat – Irlanda dhe Britania e Madhe – nuk marrin pjesë fare në Shengen.

Zona Shengen aktualisht ka një popullsi prej mbi 400 milionë qytetarë dhe një zonë prej 4,312,099 kilometra katrorë. Katër vendet që nuk janë shtate  anëtare të BE-sw por pjesë e zonës së Shengenit janë: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)