BE mbështet luftën kundër shpëlarjes së parave në Kosovë
Prishtinë, 26 nëntor - Sot do të certifikohet grupi i parë i ekspertëve financiarë dhe të forenzikës së TI-së, të cilët do të shfrytëzohen nga prokurorët gjatë hetimit të rasteve të krimit ekonomik dhe financiar.
Bashkimi Europian (BE) ka mbështetur institucionet e Kosovës në zhvillimin dhe përfundimin e procesit të certifikimit për ekspertët financiarë dhe të forenzikës së TI-së, të cilët do të shfrytëzohen nga prokurorët gjatë hetimit të rasteve të krimit ekonomik dhe financiar.
Ky proces ka përfshirë një numër institucionesh, si: Policinë e Kosovës, prokurorinë, doganat, administratën tatimore, Bankën Qendrore të Kosovës, Auditorin e Përgjithshëm dhe të tjerë.