16 Janar 2025

BE mbështet Kosovën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësministri Agim Krasniqi pritën sot në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të cilët do të zhvillojnë projektin “ Mbështetje Institucioneve të Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ndihma që ka dhënë BE-ja në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë e domosdoshme dhe ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në drejtim të luftimit të këtyre dukurive.

Ata gjithashtu u dakorduan se duke pasur parasysh që lufta kundër informalitetit në Kosovë është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe më tej me një dinamikë më të shtuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)