04 Maj 2024

BE mbështet Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Prishtinë, 19 shtator - Sot u mbajt një seminar mbi edukimin e pjesëtarëve të sektorit të sigurisë dhe sigurimit publik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE-ja.

Ky seminar ka mundësuar diskutimin rreth Ligjit të ri që themelon Akademinë dhe raportet midis agjencive për siguri publike (policia, inspektorati i policisë, doganat, shërbimet korrigjuese, të lirimit me kusht dhe ato emergjente) dhe donatorëve për të përmirësuar shërbimet për qytetarë.

Kreu i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha me këtë rast se investimi në edukim ka një rëndësi të madhe veçanërisht për një vend të ri si Kosova dhe ka rëndësi edhe më qenësore kur është fjala për edukimin dhe trajnimin e zyrtarëve për siguri publike.

"Akademia Kosovare për Siguri Publike ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe trajnimin e stafit dhe zyrtarëve të agjencive përkatëse për siguri publike. BE-ja e njeh rëndësinë e këtij roli dhe prandaj është e kënaqur që ka mundësi të mbështesë përpjekjet e kësaj agjencie", tha Zhbogar

Projekti i binjakëzimit të BE-së ka filluar në pranverën e vitit 2012 dhe ai do të përmirësojë trajnimin themelor dhe do të zhvillojë një program studimi të arsimit të lartë (niveli “bachelor”) për pjesëtarët e policisë, inspektoratit të policisë, doganave, menaxhimit të emergjencës, shërbimeve korrigjuese dhe të lirimit me kusht – si dhe krijimin e mundësisë për akreditim.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike, si një autoritet kombëtar në trajnimin dhe edukimin e zyrtarëve për siguri publike përpiqet të ofrojë trajnim dhe edukim për të përballuar rreziqet komplekse  dhe moderne si dhe kërcënimet ndaj shoqërisë dhe qytetarëve. Modelet e tyre të punës janë praktikat dhe standardet e fundit evropiane në fushën e arsimit të lartë dhe sigurisë publike.

"Përveç ligjeve të mira që po i bënë Republika e Kosovës, përveç ndërtimit të infrastrukturës se domosdoshme, përveç ambientit të mirë politik dhe njerëzorë, jemi të përkushtuar t’i ndërtojmë edhe kapacitetet njerëzore si një nga parakushtet elementare për ngritjen e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, kështu tha Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ministri Kuçi shprehi bindjen e tij që nga ky projekt do të përfitojnë në ngritjen e detyrave dhe përgjegjësive, policët e Kosovës, inspektoret e policisë, doganieret, Shërbimi Korrektues i Kosovës, punëtorët social, zjarrfikësit etj.

Po ashtu, Kuçi tha së Qeveria e Kosovës e mbështet që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të akreditohet, të fitojë projektet e studimeve “Bachelor”, me tendencë për tu shndërruar në një fakultet të shërbimeve të sigurisë, por tha së kërkojnë që të respektohet në tersi korniza evropiane e kualifikimeve dhe kriteret e përcaktuara me deklaratën e Bolonjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)