18 Janar 2025

BE-ja planifikon që buxhetin e Speciales ta miratojë deri në qershor

Brukel, 15 prill - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë përcaktuar ende koston financiare të nevojshme për funksionalizmin e dhomave të specializuara dhe të Zyrës së prokurorit të specializuar.

Po ashtu, ende nuk dihet se sa është shuma e mjeteve financiare të dedikuara për Gjykatën Speciale, si hapi final para se të nisë punën Specialja, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të parave ende nuk është bërë përzgjedhja e gjyqtarëve e as rekrutimi i stafit.

Të pyetur për këtë çështje, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë thënë se deri nga mesi i këtij viti presin që të sigurohet financimi për Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)