BE ia bllokon AKI-së përgjimet
Prishtinë, 25 mars - Drejtues të Bashkimit Evropian(BE) i kanë bërë bllok përgjimeve të bisedave, komunikimeve elektronike të kosovarëve nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës(AKI) pa vendim të Gjykatës.
Me Projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, Qeveria e Kosovës ia kishte përgatitur terrenin AKI-së për përgjimin e qytetarëve edhe pa urdhër paraprak nga Gjykata, mirëpo një iniciativë e tillë është kundërshtuar fuqishëm nga ndërkombëtarët.
Sipas burimeve të gazetës Zëri institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë ndryshme në draft ligjin e fundit të përpiluar mbi Përgjimin e komunikimeve elektronike.
/Zëri/