16 Maj 2024

BE i zgjat mandatin EULEX-it deri në qershor të vitit 2016

Prishtinë, 13 qershor - Bashkimi Evropian (BE) ka zgjatur mandatin e misionit të tij për sundim të ligjit dhe drejtësi në Kosovë edhe për dy vjet, përkatësisht deri në qershor të vitit 2016.
 
Në deklaratën e tyre, qeveritë evropiane kanë thënë se EULEX-i do të nisë të zvogëlojë funksionet ekzekutive në sektorin e drejtësisë, duke theksuar se prokurorët nuk planifikojnë të marrin raste të reja.

Po ashtu është thënë se madhësia e misionit do të reduktohet për të pasqyruar ndryshimin e aktivitetit të tij.  

Shefi i EULEX-it, Brend Borchardt, ka thënë se misioni i EULEX-it në Kosovë përgjatë dy viteve të ardhshme do të jetë që t’i transferoj kompetencat nga ndërkombëtarët në institucionet vendore derisa ka porositur se duhet të bëhet më shumë në sundimin e ligjit.

Gjatë publikimit të raportit të progresit për marrëveshjen kompakte 2014, Borchardt ka thënë se EULEX do të jetë i gatshëm ta mbështes Kosovën edhe në të ardhmen.

"Duke punuar për çdo ditë me kolegët e mi të EULEX-it, me gjyqtarët, prokurorët dhe policët, zyrtarët e doganave janë përmirësuar dhe janë në gjendje që të merren me gjëra më sensitive, më të ndjeshme. I kemi zgjeruar aktivitetet tona gjatë verës së kaluar gjithnjë e më tepër drejt pjesës veriore të Kosovës."

"Është dashur që të krijojmë komandën e re rajonale të PK-së dhe po ashtu e kemi mbështet integrimin e pjesëtarëve të MUP-it të cilët në disa raunde të zgjedhjeve kanë dëshmuar që ka pasur, janë përmirësuar të gjitha operacionet dhe kjo do të vazhdoj të funksionoj shuam mirë. Që nga shtatori kanë filluar me mbledhjen e të hyrave doganore në pikëkalimet doganore, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)