17 Janar 2025

BE fillon projektin për mbështetjen për profesionet e lira juridike

Prishtinë, 23 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë se bashku me Ministrin e Drejtësisë organizojnë ceremoninë e fillimit te projektit “Mbështetja për profesionet e lira juridike dhe Oda e Avokatëve”.

Qëllimi i këtij projekti tre vjeçar është përforcimi i gjyqësorit përmes përforcimit të profesioneve të lira juridike (d.m.th. avokatët, noterët, zyrat private të përmbarimit, ndërmjetësuesit, administratorët e falimentimit) dhe Odës së Avokatëve.

Është hera e parë që Kosova mbështetet me një projekt i cili mbulon të gjitha profesionet e lira juridike dhe departamentin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ky projekt adreson shumë nga masat përkatëse të përshkruara në Raportin e Progresit për Kosovën 2016 të KE-së në lidhje me perspektivën evropiane të vendit.

Do të zbatohen shumë aktivitete të projektit siç është rishikimi i kornizës përkatëse ligjore, analiza e nevojave për lidhje të databazave të profesioneve të lira juridike dhe databazave të institucioneve të tjera, zbatimi i programeve për zbulimin e talenteve, mbajtja e aktiviteteve për rritjen e vetëdijes, aktivitete për formimin e kapaciteteve insitucionale duke përfshirë edhe trajnimin e profesioneve të lira juridike, përforcimi i qendrave ndërmjetësuese, përforcimi i departamentit të MD për profesionet e lira ligjore dhe Odën e Avokatëve etj.

Projekti do të kontribuoj në zvogëlimin e lëndëve të mbetura dhe në rritjen e efikasitetit të gjyqësorit, përmirësimin e qasjes në drejtësi, rritjen e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe rritjen e besimit public në gjyqësorin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)