BE do ti dorëzoj Policisë së Kosovës pajisjet për zbulimin e narkotikëve
Prishtinë, 11 qershor - Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit \"Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe lufta kundër trafikimit me narkotikë\", do të mbahet një Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti i cili ka zgjatur për 31 muaj, me një buxhet prej 2 milionë euro dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandën si shtete anëtare partnere.
Ky projekt ka pasur për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në veçanti implementimin e Strategjisë për MIK, Planin e saj të Veprimit dhe Luftën kundër Trafikimit me Narkotikë.
Partnerët kosovarë janë Policia e Kosovës (Departamenti i Kufirit dhe Drogës), Doganat e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Po ashtu, Policisë së Kosovës do ti dorëzohen pajisjet për zbulimin dhe identifikimin e narkotikëve, në vlerë prej 0.5 milionë eurosh.