27 Prill 2024

BE dhuron pajisje Grab Box për sektorin kibernetik të PK-së

Prishtinë, 1 gusht - Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik, ka qenë pjesë e një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në kuadër të CyberCrime@IPA1 i cili ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal kundër krimit kibernetik i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Pas përfundimit të projektit, Këshilli i Evropës ka vendosur që të ndajë në formë donacioni një komplet me pajisje i quajtur “Grab Box”.

Nga një komplet i pajisjeve është ndarë për vendet pjesëmarrëse të projektit i cili do të përdoret nga Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik.

Këto pajisje janë të nevojshme për kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale kurdo që kërkohet, në këtë rast do të lehtësojë punën e zyrtarëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)