BE dhuron çanta për migrantët dhe pajisje në Departamentin Kufitar të Policisë

Prishtinë, 29 Janar - Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës do të pranoj një donacion prej 1,000 çantave emergjente për t’i shpërndarë tek migrantët, në kuadër të projektit "Trajtimi i Sfidave të COVID-19 Brenda Përgjigjes për Migrantët dhe Refugjatët në Ballkanin Perëndimor", implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Komiseriati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Prezent do te jene Drejtori Gjeneral i Policisë, Samedin Mehmeti; Shefja e Misionit te IOM, Anna Rostocka; dhe Katerina Lopo, nga Zyra Politike/Integrimi Politik, Ekonomik dhe BE, pranë Zyrës së BE-së.