Bastisje në Graçanicë
Bastisjet janë kryer në kontekst të një hetimi për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të ish ndërmarrjeve shoqërore (NSH).
Bastisjet ishin autorizuar nga një Gjykatës i EULEX-it për Procedurë Paraprake në Prizren.
Policia është duke intervistuar katër persona nga ZKK.
Një Prokuror Special i EULEX-it ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në ZKK me qëllim të mbikëqyrjes dhe sigurimit të mbledhjes efektive të provave materiale dhe sigurimin e një shpjegimi të plotë dhe të duhur për personat e pranishëm në vendin e ngjarjes.
Hetimi është nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të EULEX-it nga Prokuroria Speciale (PSRK).