Bastisje në disa lokacione për dyshim shmangie nga tatimi
Prishtinë 2 gusht - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, e asistuar nga njësite tjera policore së bashku me Hetuesit e Administratës Tatimore të Kosovës, dje në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një Urdhër Kontroll të lëshuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake i Gjykatës Themelore në Gjilan.
Ky kontroll i detajizuar është realizuar në disa subjekte afariste me dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale Shmangie nga tatimi nga neni 313 i Kodit Penal të Kosovës.
Me ketë rast janë kontrolluar: dy shtëpi; dy lokale biznesi; dy depo në Gjilan si dhe një lokal biznesi në Prishtinë.
Gjatë kryerjes së kontrollit janë konfiskuar: tre llaptop, tri shtëpiza kompjuteri si dhe dokumente afariste për periudhën kohore 2007- 2013.