Bastiset shtëpia e kryetarit të Komunës së Klinës
Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit në kundërshtim me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Konflikti i interesit, nga neni 424, paragrafi 2, të KPRK-së, lidhur me Raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të komunës së Klinës, për vitin 2014, botuar në qershor 2015, i cili ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike.
Këto bastisje janë duke u zhvilluar sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës - Departamenti Special Antikorrupsion në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për tu intervistuar.