22 Dhjetor 2024

Bastiset Ministria e Transportit dhe pronat e Fatmir Limajt

Prishtinë, 28 prill - Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit  dhe prona të kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limajt. Policët e EULEX-it janë parë duke bastisur edhe shtëpinë e ministrit Limaj në dalje të Prishtinës.

 

Sipas disa burimeve bëhët e ditur pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit.

Po për këtë shkak, burimet theksojnë se janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj Ministrie.

Pa përmendur rastin konkret,  Policia e EULEX-it ka njoftuar se  ka bastisur sot disa lokacione, në kuadër të hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë.

“Sot në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)”, thuhet në komunikatën e shkurtër të shtypit të lëshuar, disa minuta pas aksionit, nga Zyra e Informacionit e EULEX-it.



Policia e Kosovës thotë se kjo është çështje e policisë së EULEX-it, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se nuk ka njohuri të plota rreth aksioneve të policisë së EULEX-it, por nënvizoi se nëse misioni evropian ka argumente “është koha të veprohet dhe të kryhen arrestime ndaj kujtdo që është përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Lufta kundër korrupsionit është cilësuar si përparësi e punës së EULEX-it por edhe Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, ka theksuar se kjo luftë do të jetë e pa kompromis, ndërsa ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të reformohet shpejt dhe të kryejë funksionet që i takojnë.

 

Nderkaq një mbledhje e jashtëzakonshme po zhvillohet në selinë e qeverisë së Kosovës, pas bastisjes së zyrave të Ministrisë së Transporteve dhe shtëpisë të ministrit Fatmir Limaj nga policia e EULEX.

Sipas informacioneve të fundit, takimi ka filluar rreth dy orë më parë dhe në të po marrin pjesë ministri Fatmir Limaj dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë, mes të cilëve ai amerikan Christopher Dell.

Ndërkohë, selia e Ministrisë së Transporteve vazhdon të jetë e rrethuar nga njësitë speciale të policisë së EULEX, të cilat kur bastisën ndërtesën kërkuan serverin me të dhëna dhe sekuestruan një mori dokumentesh.

Një ditë më parë për arrestime të niveleve të larta dhe për ndërrime të reja në institucionet e Kosovës ka paralajmëruar shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan. Edhe më herët gazeta Koha Ditore pati paralajmëruar se Feith i kishte kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi largimin e një ministri, të një dikasteri të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)