Bastiset AKP dhe banesa e deputetit Naser Osmani
Burime bëjnë të ditur se deri më tash janë bastisur shtëpia e disa zyrtareve të lartë të AKP-së, por edhe ish anëtari të bordit të kësaj Agjencia, Naser Osmani i cili njëheri ështe deputet i LDK-së në kuvend.
Po këto burime bëjnë të ditur se deri më ta i bëhet fjalë për arrestimin e 12 personave në mesin e tyre ka zyrtarë dhe ish zyrtarë të AKP-së, zyrtarë të Kadastrit por edhe biznesmen.
Sipas informatave jo zyrtare bëhët e ditur për arrestimin e Naim Avdiu, ish Zëvendësdrejtor, Melita Ymeraga, Udhëheqëse e Njësisë së Monitorimit në AKP, Adrian Kelmendi, UD kryesues i Zyrës së monitorimit në , Nehat Islami, ish zyrtar i monitorimit në AKP; Kreshnik Lleshi ish zyrtar i monitorimit në AKP. Agron Kamberaj, ish kryesues i njësisë së monitorimit në AKP.
Nderkaq Lidhja Demokratike e Kosovës pëmes një njoftimi për media ka sqaruar se deputeti Naser Osmani aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai nuk i është shmangur organeve të drejtësisë.
Osmani, Brenda sipas LDK-së pas pak orësh, me të arritur në Kosovë, do tu dorëzohet organeve përkatëse dhe do të jetë në dispozicion për ta sqaruar gjithë situatën.
LDK-ja bën thirrje për korrektësi dhe kërkon që të mos dezinformohet opinioni.