Bastisen tetë lokacione për fajde, në Prishtinë dhe Lipjan
Policia e Kosovës, konkretisht njësia për krime ekonomike në mëngjes ka nisë një aksion për bastisje. Ky aksion është i shtrirë në disa vende në Prishtinë, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha.
Merret vesh se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe një tjetër është në kërkim të Policisë së Kosovës të dyshuar për fajde.
Policia ka bastisur 6 lokacione në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës.
Gjatë këtij aksioni Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, të holla dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me fajde