15 Janar 2025

Bastisen pesë OJQ në dy lokacione, në Prishtinë dhe në Prizren

Prishtinë, 24 qershor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Prizren.

Në Prishtinë OJQ-të: “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të: “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.

Bastisja është kryer për shkak të dyshimit për veprën penale: “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 24 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale.

Aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Republikën e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)