Bashkëpunimi në luftimin e krimit trans-atlantik i domosdoshëm për Kosovën
Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi priti në takim, z Reinaldo Gonzaloz Cubero, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë nga Kosta Rika, z. Nestor Alfredo Valdes Ramos, Inspektor i përgjithshëm i Policisë në Panama dhe Komisarin e Policisë nga Panama, z. Rene Eliecer Herrera Sanchez. Në këtë takim ministri Gashi i njoftoi për sistem e organizmit të sigurisë në Kosovë dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Me ketë rast ministri Gashi i njoftoi për mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës të cilat merren me sundimin e rendit dhe të ligjit. Po ashtu i njoftoi me prioritetet dhe sfidat sa i përket luftimit të krimit të organizuar.
Në këtë takim u vlerësua si shumë i nevojshëm bashkëpunimi në luftimin e krimit trans-atlantik, dhe për këtë është i nevojshëm shkëmbimi i informacionit në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në veçanti në luftën kundër migrimit të paligjshëm.
Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit policor për ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve. Po ashtu pritet që mes Republikës së Kosovës, Panamasë dhe Kosta Rikës të nënshkruhen marrëveshje bilaterale.