29 Dhjetor 2024

Bashkëpunimi ndërinstitucional ulë numrin e rasteve të dhunës

Prishtinë, 11 mars - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), mbështetur nga Canada Fund for Local Intitiatives (CFLI), organizon tryezë diskutuese me temë “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”.

Qëllimi i tryezës është të shërbej si platformë diskutimi mes palëve të interesit mbi gjendjen e procesit zingjiror që nga raportimi i dhunës, bashkëpunimi ndërinstitucional, deri te adresimi i rasteve.

Pyetja bazë e kësaj tryeze është si do të mund të përmirësohej bashkëpunimi ndërinstitucional me synim të uljes së numrit të rasteve të dhunës në Kosovë dhe rehabilitimit të sukseshëm të viktimave.

Në këtë tryezë poashtu do të prezantohet përmbledhja e politikave “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse” e cila do të ofroj të gjeturat dhe rekomandimet për institucionet vendimarrëse, shoqërinë civile si dhe palët e tjera të interesit në fushën e dhunës në bazë gjinore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)