Bashkëpunim i mirë në mes KFOR-it dhe Mitrovicës
Mitrovicë, 13 shtator - Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, ka zhvilluar të hënën një takim me komandantin e njësisë franceze të KFOR-it në veri, kolonel Delaitre Fabrice dhe pasardhësin e tij, Tete Nicolas, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet komunës dhe KFOR-it.
Drejtori Bala ka falënderuar kolonelin Delaitre për punën e mirë gjatë mandatit të tij.
Në anën tjetër, edhe ushtarakët francezë janë shprehur të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe kanë premtuar se kjo frymë e mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.