Bashkë për një mjedis më të pastër
Prishtine, 17 tetor - Rrjeti i Përgjegjësisë Shoqërore Korporative së bashku me Meridian Express kanë lancuar projektin e tyre Kosova e gjelbër.
Qëllimi i këtij projekti është të rris vetëdijesimin për beneficionet që ka përdorimi i qeseve të ripërdorueshme.
Qeset plastike dhe ato të letrës që po shpërndahen gjithandej nëpër dyqane janë duke krijuar të gjitha llojet e problemeve mjedisore.
Ndotja, kafshët e ngordhura, deponitë e stërmbushura, konsumimi i vajit, lista vazhdon. Kosto e reciklimit në mënyrë të duhur të qeseve është më e lartë se ajo e prodhimit.
Rjeti PShK dhe Meridian besojnë se përdorimi i qeseve të ripërdorueshme do të zvogëloj kërkesën për to, përkatësisht do të zvogëloj ndotjen e ambientit. Idea është që klientët të sjellin me vete qeset e tyre sa herë që bëjnë pazar. Qeset janë në qarkullim dhe mund të gjinden në të gjitha dyqanet e Meridian Express.
10,000 qeset e para do të jenë falas. Meridian Express mirëpret çdo kënd në dyqanet e tyre për tiu shpërndarë këto qese.
Fakte të shpejta për qeset
Mbi 1 bilion qese përdoren çdo vit në gjithë botën.
Rreth 1 milion qese përdoren çdo minut.
Një qese mund të mos prishet deri në 1000 vite.
Mbi 3.5 milion ton qese, thasë dhe ambalazhe janë hedhur në vitin 2008.
Qeset janë ndotësit e dytë më të mëdhenjë
Qeset mbesin toksike edhe pasi të jenë zbërthyer.
Çdo milje katrorë e oqeanit ka rreth 46.000 copëza të plastikës duke flutuar mbi të.
Një familje grumbullon mesatarisht 60 qese të plastikës me vetëm katër shkuarje në dyqan ushqimor.
10% e qeseve të prodhuara çdo vit anekënd botës përfundon në oqean, ku 70% e tyre nuk degrdohen fare
Kur zbërthehet plastika, ato nuk riparohen, ato fotogradohen, kjo do të thotë materialet zbërthehen në pjesë më të vogla të cilat thithin lehtë toksinat. Të cilat pastaj ndotin tokën, kanalet ujore dhe kafshët.