Bashkë me motin e nxehtë vijnë edhe zjarret
Lipjan, 6 korrik - Policia raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy incidente zjarri në dy komuna të ndryshme të Kosovës.
Në fshatin Rufc të Lipjanit, raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e ankuesit mashkull shqiptar.
\"Si pasojë e zjarrit janë djegur një sasi e ushqimit të bagëtive si dhe pjesërisht është djegur një traktor i cili ishte i parkuar afër stallës. Nuk raportohet për të lënduar\", thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në fshatin Milloshevë të Obiliqit, dy ankues meshkuj shqiptarë kanë njoftuar se për shkaqe të panjohura u janë djegur arat të cilat i kishin të mbjella me grurë.
Njësitë e zjarrfikësve e kanë fikur zjarrin. Sipas ankuesve nga zjarri janë djegur rreth 2.1 hektarë.