Barrikadat vështirësojnë jetën shqiptarëve në fshatrat e Lepsoaviqit
Mitrovicë, 25 janar - Vendosja e barrikadave që është bërë nga serbët të enjten në rrugën Mitrovicë Leposaviq, në afërsi të Rudares, ka vështirësuar qarkullimin e banorëve të tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit.
Për shkak të pengesave në rrugë ata të premten janë detyruar që të lëvizin nëpër Zveqan, mandej nëpër Lagjen e Boshnjakëve për të arritur në Mitrovicë.
Transportin e kanë falas, mirëpo rrugën nuk e kanë të sigurt. Kështu jetojnë banorët e Bistricës, Cerajës dhe Koshtovës së Leposaviqit prej përfundimit të luftës.
Qarkullimi i tyre është vështirësuar së tepërmi për shkak të vendosjes së barrikadave nëpër rrugë nga grupet serbe. Përfaqësuesi i banorëve të Cerajës, Lulzim Hetemi, thotë se njëjtë ka ndodhur edhe sot pas vendosjes së barrikadës në Rudare.
Citat: Deri para tre ditësh kemi udhëtuar nëpër magjistralen Mitrovicë, Luginës së Ibrit. Autobusi qarkullon tre herë në ditë, në ora 07:00, 12:00 dhe në 02:00 ora.
Me 24 në mëngjes i kemi pa barrikadat në udhëkryqin Zveqan-Ruidare. Pas vënies së barrikadave në Rudare jemi duke udhëtuar nëpër lagje, Mahallë të Boshnjakëve për Zveqan.
Hetemi thotë se banorët që udhëtojnë me këtë autobus janë të frikësuar, meqë duhet të lëvizin nëpërmjet rrugicave në vendbanimet serbe. Sipas tij, banorët ndjehen të rrezikuar edhe pse nuk kanë pasur ndonjë problem.
Citat: Neve na përcjellin që pese gjashtë muaj ditë policia e komunitetit serb. Shumë herë kemi probleme edhe me ta meqë duhet me i prit gjysmë ore ose 40 minuta.
Para pesë dite në mbrëmje skanë ardhur hiq. U ardh vozitësi vetëm, i kanë fol edhe këta në Mitrovicë meqë ka rrezikuar. Në mbrëmje atje problem me prit me familje e me fëmijë.
Banorët e këtyre fshatrave në thellësi të veriut të Kosovës ankohen edhe për mosmbështetje sa duhet nga institucionet kosovare.
Në radhë të parë përmendin nevojën për rregullimin e një rruge malore që i lidh me Mitrovicën e cila tashmë është bërë e pakalueshme.