25 Dhjetor 2024

Barrikada në veriun e Kosovës në 18 vende

Mitrovicë, 3 tetor - Të shtëna armësh dhe provokime të tjera deri në afërsi të Urës së Ibrit kanë rezultuar mbrëmë në veriun e Kosovës.

Gjithë kjo ka ndodhur pasi që serbët kishin dalë rrugëve për të festuar fitoren së kampionatit evropian në volejboll nga reprezentacioni i vajzave.

Situata ka kulmuar me provokime edhe ndaj trupave të KFOR-it dhe EULEX, mirëpo gjithçka ka kaluar pa ndonjë eskalim, njoftuan burimet e KFOR-it për mediat e huaja.

Por, edhe mëngjesi i sotëm ka gdhirë me barrikada që janë të vendosura në të gjitha pikat kyçe rrugore që çojnë drejt vendkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, informon agjencia e lajmeve INA.

Janë 18 barrikada që janë vendosur në të gjitha akset rrugore nëpër tërë zonën e veriut të Kosovës.

Serbët po organizojnë kujdestari nëpër barrikada dhe se janë të obliguar që atyre ti përgjigjen të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe vullnetarë nga qytetet tjera serbe.

Krerët e komunave paralele serbe në veriun e Kosovës dje pas një takimi midis tyre në Leposaviq deklaruan se për çdo barrikadë që do të hiqet nga KFOR, ata do të vendosin dy barrikada shtesë.

Edhe përkundër hapjes së pikës kufitare Jarinjë, serbët po shfrytëzojnë rrugët alternative për të hyrë në Kosovë. E përditshmja “Blic” shkruan sot se përveç rrugës alternative që KFOR kontrollon në fshatin Burim, të gjitha akset e tjera rrugore janë nën kontrollin e serbëve dhe se ata kanë gjërat elementare për jetesë, dhe pranojnë çdo ditë shtypin nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)