14 Maj 2024

Barikadat qëndrojnë ende nëpër rrugët magjistrale në veri

Mitrovicë, 19 dhjetor - Në takimin e sotëm të Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës u tha se gjendja e sigurisë në veri mbetet e pandryshueshme, si pasojë e barrikadave nëpër rrugët magjistrale.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se është pritur që pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit barrikadat në veri të hiqen.

“Barrikadat në rrugët e veriut, duke përfshirë edhe pjesën urbane të qytetit të Mitrovicës kanë mbetur. Si pasojë qytetarët kanë probleme të mëdha për lëvizje të lirë”.

Ai theksoi se gjendja më e rëndë mbetet në fshatrat shqiptare të  Komunës së Leposaviqit. “Ata prej bllokimit të rrugës magjistrale Mitrovicë-Leposaviq udhëtojnë nëpër një rrugë malore, e cila sa herë përkeqësohet moti bëhet e kalueshme”.

Ai tha se autoritetet e sigurisë duhet të jenë të vendosura dhe të largojnë këto barriera nëpër rrugë, për të mundësuar normalizimin e jetës atje.

“Nëse gjendja vazhdon të mos ndryshoj, atëherë ata banorë gjatë stinës së dimrit do të mbeten tërësisht të bllokuar”.

Nënkryetari Haziri ka përmendur edhe nevojën e ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse për të zgjidhur problemin e mosfurnizimit me energji elektrike në mënyrë të rregullt për banorët e Lagjes së Doktorëve dhe një pjese të Suhadollit.

“Banorët ankohen se punëtorët e distribucionit në veri janë duke bërë shkyçje të energjisë me qëllim të tensionimit të situatës”.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi si shqetësim për banorët në veri të shtënat e shpeshta me armë zjarri.

Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë që të ndërmarrin masa dhe të parandalojnë grupet që po shqetësojnë qytetarët.

Përmendi edhe konvojin rus që ka hyrë në veri para disa ditësh. Tha se më tepër ka qenë një konvoj politik sesa humanitar, meqë janë sjellur mjete që ju ndihmojnë rojeve të barrikadave si gjeneratorë, tenda etj.

Në këtë takim, drejtori Bala, falënderoi përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, si Policisë së Kosovës, KFOR-it, Policisë së EULEX-it, mandej OSBE-së, UNHCR-së, Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së etj, për kontributin që kanë dhënë vazhdimisht për pjesëmarrje në takimet e Komitetit të Sigurisë.

Ai e ka vlerësuar jetike bashkëpunimin ndërmjet institucioneve sa i përket menaxhimit të situatës në mënyrë efektive.

Për situatë të qetë, por të ndjeshme kanë folur edhe përfaqësuesit e Drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)