Barani: Ata që shkaktuan dhunë, bashkëpunëtor me Serbinë
Prishtinë, 25 qershor - Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Mitrovicë, Halit Barani tha se dhuna në protestën e së dielës nuk u shkaktua nga protestuesit e vërtetë, por nga njerëz të tjerë.
Sipas tij, personat që goditën policinë dhe dogjën makina, janë njerëz që vepruan më shumë kundër pushtetit lokal sesa kundër barrikadave.
Barani ka lavdëruar punën e policisë, ndërsa thotë se ata që shkaktuan dhunë, janë njerëz që punojnë për interesa të Serbisë.
Janë disa grupe që nuk u konvenon qetësia, nuk u konvenon largimi i barrikadës por janë grupe që merren me kontrabandë dhe bashkëpunojnë ngushtë me kontrabandistët serbë, pasi ndjekin interesat e tyre\", tha Barani për Tribuna.
Sipas tij, protesta e së dielës ëhstë kthim pas, pasi ata njerëz që dhunuan shtetin e Kosovës, s\'ia duan të mirën as Kosovës dhe as Mitrovicës