05 Maj 2024

Banorët kërkojnë pikë statike të policisë të tre rrokaqiejt

Mitrovicë, 20 shkurt - Përfaqësuesit e strukturave komunale dhe atyre të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, se gjendja e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë.

Si shqetësim u cek sulmi që ka ndodhur të shtunën mbrëma në zonën e “Tre rrokaqiejve” ku tre serbë të maskuar e kanë sulmuar një të ri shqiptar, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Kryetari Kastrati ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar nga autoritet e sigurisë që të identifikojnë dhe arrestojnë, tre personat, të cilët të maskuar e kanë sulmuar të riun me shufra hekuri.

“Sulmet ndaj qytetarëve shqiptarë në veri janë vazhdë e përpjekjeve të strukturave ilegale serbe për të frikësuar popullatën shqiptare atje

Për këtë rast kanë reaguar edhe banorët e zonës së “Tre rrokaqiejve” dhe lagjeve përreth, të cilët kanë kërkuar masa energjike për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Përfaqësuesi i banorëve të atyre lagjeve, Adem Tolaj, ka marrë pjesë në takim dhe ka shtruar disa kërkesa në drejtim të autoriteteve komunale dhe atyre të sigurisë.  “Kërkojmë vendosjen e një pike statike të policisë në atë zonë ku po ndodhin probleme”.

Tolaj tha se zakonisht incidentet po ndodhin afër shkallëve të urës së improvizuar. “Grupet serbe po qëndrojnë në atë zonë dhe po sulmojnë qytetarët shqiptarë”.

Ai tha se është nevojë e madhe që të shtohen masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i situatës.

Ndërsa nga drejtuesit komunalë kërkoi që të punojnë për ndriçimin e lagjes. “Aty ka ndriçim, por nuk është i mjaftueshëm”, tha ai.

Lidhur me kërkesën për pikë statike të policisë, komandanti rajonal i policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, tha se kjo do të shqyrtohet.

“Kemi shumë pika statike dhe si rrjedhojë kemi probleme me mungesë të stafit. Megjithatë ne i kemi shtuar masat e sigurisë dhe aty tash e tutje patrullimet do të jenë shumë më të shpeshta, si ditën ashtu edhe natën”.         

Lidhur me sulmin që ka ndodhur të shtunën ku tre serbë të maskuar kanë rrahur një të ri shqiptar, tha se hetimet kanë nisur dhe janë arrestuar dy të dyshuar për rastin.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi situata është e qetë.

“Pos sulmit që ka ndodhur të shtunën nuk pas pasur ndonjë incident që do të reflektonte në gjendjen e përgjithshme”, tha ai, duke shtuar se edhe Festa e Pavarësisë ka  kaluar pa probleme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)