02 Maj 2024

Banorët e veriut ruajnë shtëpitë e tyre

Mitrovicë, 11 prill - Për të tretën natë, banorët shqiptarë në Veri të Mitrovicës, janë duke bërë roje nëpër shtëpitë dhe lagjet e tyre sidomos banorët shqiptarë të Tre Rrokaqiejve, ku para tre ditësh është vrarë me eksploziv, Slever Haradinaj.

Ndërsa kryetari Avni Kastrati u ka thënë këtyre qytetarëve që të përdorin çdo gjë për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për tensionim e situatës pas vrasjes së një qytetari shqiptar në shtëpinë e tij në zonën e “Tre rrokaqiejve”.

Ata theksuan se në këto momente ndjehen të pasigurt, andaj kanë nevojë urgjente që të shohin një prani më të madhe të strukturave të sigurisë.

Musa Miftari, përfaqësues i banorëve të Lagjes së Doktorëve, ka deklaruar se strukturat e sigurisë duhet të ndërmarrin masa shumë shpejt sa i përket krijimit të sigurisë.

“Nuk kemi nevojë për mbështetje morale, por për aksione konkrete”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se që 13 vjet pas luftës vrasjet ndaj shqiptarëve në veri nuk janë ndalur dhe këto po vazhdojnë edhe sot.

“Duhet të gjendet zgjidhje për të mbrojtur elementin shqiptar në veri”, ka thënë ai, duke shtuar se krahasuar me vitet e pasluftës tash situata është më ndryshe sepse ekzistojnë mekianizmet e shtetit të Kosovës që duhet të veprojnë.

Miftari ka theksuar se duhet të jetë e qartë se qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës nuk ka problem me qytetarët e veriut, por me shtetin e Serbisë.

“Vrasja e të riut në veri nuk është bërë rastësisht dhe nga grupe kriminale, por nga struktura profesionale të shtetit të Serbisë”, ka deklaruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)