23 Dhjetor 2024

Bankieri zviceran arrestohet sërish për përcjellje të dhënash

Cyrich, 20 janar - Bankieri zviceran Rudolf Elmer është arrestuar sërish pak pas dënimit për shkelje të sekretit bankar.

Në një proces të ri penal bëhet fjalë sërish për dyshimin e dorëzimit të sekretit bankar, bëri të ditur prokuroria në Cyrich.

Arsyeja e arrestimit dhe procesi i ri kundër bankierit të bankës Julius Bär të pushuar nga puna janë CD me të dhëna, të cilat Elmer ia ka dhënë të hënën në Londër shefit të Wikileaksit Julian Assange.

Më parë Elmer ishte dënuar nga një gjykatë në Zyrih me një gjobë me kusht.

Ish-drejtori i filialit të bankës Julius Bär në ishujt Cayman pati pranuar, se kishte përcjellë të dhëna të fshehta bankare dhe klientësh, ndër të tjera gjithashtu te platforma e internetit Wikileaks.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)