15 Janar 2025

Banka Botërore mbështetë Prokurorin e Shtetit

Prishtinë, 3 qershor - Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdije Morina, ka pritur sot në takim, Klaus Decker, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi znj. Morina ka njoftuar përfaqësuesin e Bankës Botërore, Decker, me sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen institucioni i Prokurorit të Shtetit. 

Në mes tjerash ajo ka bërë me dije se Sistemi prokurorial ka kaluar me sukses reformat rrënjësore që kanë hyrë në fuqi nga fillimi i vitit 2013, se Këshilli Prokurorial e ka themeluar Departamentin për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili mbartë një sfidë në vete.

Morina, po ashtu, ka potencuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit dhe sistemit Prokurorial të Kosovës mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe krimeve të tjera të rënda. Në këtë drejtim e ka njoftuar edhe me vështirësitë të cilat paraqiten në këtë drejtim.

Ndërkaq, z. Decker, ka thënë se Banka Botërore është e interesuar të investoj në sistemin e drejtësisë, si dhe ka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur Prokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

U.D. Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, falënderoi përfaqësuesin e Bankës Botërore për gatishmërinë  e treguar për ta ndihmuar  Prokurorin e Shtetit, duke deklaruar se e mirëpresin çdo përkrahje apo investim nga Banka Botërore drejtuar Prokurorit të Shtetit dhe sistemit prokurorial duke i theksuar edhe fushat e mundshme ku mbështetja e tyre është  më e nevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)