Bandat politike marrin peng Prokurorinë e shtetit
Prishtinë, 9 mars - Më 29 korrik 2014, kreu i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe njëherësh anëtar i KPK-së, Sylë Hoxha, me pesë vota, pro dhe një kundër ishte zgjedhur ushtrues i detyrës në krye të Prokurorisë së shtetit, duke zëvendësuar Ismet Kabashin, pasi ky i fundit kishte ikur në pension.
Sa ishte në detyrë kryeprokurori Ismet Kabashi, qëllimshëm, nuk u arrit që të zgjidhej kryeprokurori i shtetit, po edhe pas ikjes së tij e njëjta linjë e zhagitje e qëllimshme u mbajt edhe nga zëvendësi i tij U.D. Sylë Hoxha, edhe pse ky i fundit u vendos në krye të PSH-së vetëm me një detyre prioritare, për të përfunduar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit sa me mirë dhe sa më shpejt.
/Kosova Sot/