15 Janar 2025

Bandat parapolitike të nëntokës, po merren me listat e UÇK-së

Prishtinë, 14 mars - Publikimi i listave të veteranëve siç duket i ka befasuar që të gjithë. Kjo për faktin se, në këto lista figurojnë shumë emra të rinj, të cilët le që nuk ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjatë luftës nuk ishin as në Kosovë!

Madje befasia tjetër është që qindra dëshmor të kombit, që dhanë gjithçka për Kosovën, edhe gjënë më të vlefshme të tyre jetën, emrat e tyre u larguan nga këto lista.

E befasia e radhës është se, ashtu siç po flitet në listat e atyre që kontribuuan për Kosovë, që luftuan për liri, figurojnë edhe disa emra të “dezertorëve”!

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, tash deputet i Kosovës, thotë se i vjen keq prej atyre luftëtarëve që nk iu ka dal emrin në këto lista, por gjithashtu është i befasuar me lojën që po bëhet me listat e kategorive të dala nga lufta.

“Mu më vjen keq për disa luftëtar qe s’ju ka dal emri në lista, por nuk po mundem me kuptua p.sh. ne Brigadën ku unë kam qen komision dhe kemi bë një verifikim të listave, cilët banda parapolitike të nëntokës jem marr edhe një herë pas perdeve me këto lista, dhe kanë shti njerëz jomeritor në lista dhe kanë hequr luftëtar meritor. Përndryshe jem i befasuar me lojën që po bëhet me listat e kategorive të dala nga lufta”, thotë Zafir Berisha, për gazetën “Bota sot”.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave të Ushtarëve te UÇK-së Xhevdet Qeriqi duke folur rreth publikimit të listave të veteraneve të UÇK-së tha për “Bota sot” se kur është publikuar lista e zonës së Pashtrikut, ai ishte befasuar nga kjo listë.

“Nuk dua të flas për të gjitha brigadat, sepse nuk e di se si janë punët, por dua të fokusohem tek brigada 121 “Ismet Jashari Kumanova”, brigadë kjo në të cilën ka shumë parregullsi dhe padrejtësi të shumta”, ka thënë Qeriqi.

Sipas tij, shumë bashkëluftuar të njësisë të tij, sot emrat e tyre nuk figurojnë fare në këto lista.

“Çuditem se si mund të mos figurojnë emrat e tyre kur dihet se kanë qenë luftëtarë të hershëm të luftës. Për këtë ne kemi fakte të shumta duke përfshirë edhe video të incizuara gjatë luftës, foto të ndryshme dhe dëshmitar, jo vetëm ushtarak por edhe civil”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka thënë se nga të gjithë zonat e luftës ku kanë vepruar ata, ai i njeh ata djem nga afër.

“Jemi habitur të gjithë kur i kemi pa këto lista dhe kur kemi vërejtur se edhe pas aplikimit ata fare nuk gjinden në ato lista. Këta bashkëluftuar kanë qenë edhe në betejën e (14.12.1998) ku me urdhër të komandës kemi udhëtuar bashkë për Shqipëri”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka theksuar se për të marrë armë gjatë kthimit për në Kosovë kishin hasur në forcat serbe dhe gjatë luftimeve aty kishin humbur jetën 42 bashkëluftuar.

“Shumë nga ta vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosen. Pra në këtë betejë ka rënë edhe komandant Mujë Krasniqi me nofkën “KAPUQI” dhe tani kur i shohim listat e publikuara jemi të habitur se si kjo ka mundur të ndodhë”, ka thënë Qeriqi.

Sipas tij, edhe dy bashkëluftuesve tjerë të tij të cilët janë invalid të luftës, iu është mohuar e drejta e invalidit.

“Edhe invalidëve të luftës ju mohet kjo e drejtë, dhe atyre ju njihet vetëm e drejta si veteran. Ata janë N.A dhe B.B. Pastaj vëllait tim me pseudonimin e luftës “Prishtina” i cili në maj të vitit (1998) pat lënë Gjermanin, vetëm për t’iu bashkuar luftës në Kosovë. Edhe vëllait tim iu është refuzuar ky statusi i veteranit, dhe kjo me të vërtetë është për t’u habitur, sepse gjatë gjithë kohës ka qenë në luftë në këtë brigadë dhe e kanë njohur thuajse të gjithë eprorët e kësaj brigade”, ka thënë Qeriqi duke shtuar se vëllain e tij e kishin njohur edhe eprorët e shtabit të përgjithshëm.

Secili që ka qenë në luftë, dhe ka fakte, do duhej t’i gëzonte të drejtat ligjore

Duke folur rreth këtyre padrejtësive të paskajshme Qeriqi ka theksuar se ky moment ka qenë tepër i rëndë për të familjen e tij, pasi kanë vërejtur ë emri i anëtarit të tij të familjes nuk figuron në listën e veteranit.

“Mendoj se projektligji për statusin e veteranit të UÇK-së i cili është miratuar vitin e kaluar, ia njeh të drejtën, secilit që ka luftuar me uniform. Pra secili që ka qenë në luftë dhe ka fakte se ka luftuar do të duhej ti gëzonte të drejtat ligjore”, ka thënë Qeriqi, duke thënë se nuk është aspak e drejtë që dikush padrejtësisht të përfitojë nga ky rast.

Ai ka thënë se qeveria është dashur moti të ndërhyj, sepse ky komision pikërisht është themeluar nga qeveria e Kosovës, para dy vite e gjysmë dhe natyrisht se është dashur të kërkoj raport dhe sqarim se pse po vonohet ky proces.

“Duhet së paku ta ketë një datë se ku e ka fundin ky proces. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk po ndodh dhe po shihet se nuk ka një interesim nga ana e qeverisë ne këtë drejtim. Nga pakënaqësitë e këtyre vonesave që po bëhet nga ky komision për publikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, ne këtë javë organizuam edhe një protestë”, tha Qeriqi.

/Bota sot/

Sipas tij, gjatë kësaj proteste ata kërkuan që të zbatohet ligji për këto kategori dhe që atyre veteranëve që u takojnë benificionet ti gëzojnë retroaktiv nga janari i këtij viti, pasi siç tha edhe vet buxheti tashmë veç është ndarë.

“Ne nuk do të heqim dorë dhe do të këmbëngulim në kërkesat tona. Në këtë protestë në patëm dhënë një mesazh që brenda një jave procesi i verifikimit të veteranëve të përfundoj dhe të gjitha listat të publikohen”, ka thënë Qeriqi duke shtuar se pa një sakrificë kjo punë nuk do të përfundojë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim ata janë të vendosur, pasi ata nuk kanë hyrë në këtë rrugë si këshill që të përfitojnë në forma personale, por kanë kërkuar barazi dhe të drejta për të gjithë veteranët kudo që janë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)