Bamieh: Meucci po e mashtron Kosovën
Prishtinë, 21 nëntor - Ish-prokurorja, Maria Bamieh, ka reaguar ndaj shkrimit të shefit të EULEX-it, Gabriele Meucci, duke thënë se ai po e mashtron popullin e Kosovës me deklaratat e tij dhe se populli i Kosovës do ti besonte më shumë EULEX-it, sikur këta të fundit të ishin më të sinqertë me kosovarët.
Në këtë komunikatë për medie, ju edhe një herë e keni mashtruar popullin e Kosovës. Ata do të kishin më shumë besim tek EULEX-i sikur EULEX-i të ishte i sinqertë me ta, thuhet në reagimin e ish-prokurores Bamieh.
/Koha/