16 Janar 2025

Bamieh, me padi të re kundër EULEX-it

Prishtinë, 12 nëntor - Prokurorja britanike, Maria Bamieh, do të kthehet në Kosovë për t’u ballafaquar me hetimet kundër saj. Për këto hetime dhe kërkesën për heqjen e imunitetit e ka akuzuar direkt ish-eproren e saj, Jaroslava Navotna.

Këtë e ka bazuar në e-maile të shkëmbyera mes saj dhe ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së EULEX-it, Claudio Pala, shkruan sot Koha Ditore.

Bamieh ka thënë për “Kohën Ditore” se zyrtarët e lartë të EULEX-it kanë detyruar vendësit të kërkojnë heqjen e imunitetit të saj në shenjë hakmarrjeje për padinë që ajo ia ka bërë këtij misioni në një gjykatë në Londër.

“EULEX-i ka luftuar fuqishëm para Gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar raportimin e rastit tim dhe për të më parandaluar mua që të flas për të. Ata edhe më kanë kërcënuar mua dhe avokatët e mi me ndjekje penale nëse ne flasim për rastin.

Tribunali e ka hedhur poshtë rastin e tyre me vendosmëri, që domethënë se unë mund të flas dhe shtypi mund të raportojë. Unë në mënyrë të vendosur besoj se ky veprim i fundit është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj”, ka thënë Bamieh.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)