13 Janar 2025

Bamieh: Duhet një hetim i pavarur për EULEX-in

Prishtinë, 3 nëntor - Ajo pinte shume cigare e kafe. Dukej nervoze dhe e trishtuar. E kishin suspenduar nga puna si prokurore në EULEX, ku punoi shtatë vjet duke ndjekur kriminelë si Xhabir Zharkun, vrasës, si grupin e Ferizajt që ka kryer shpërthime me bomba, e politikanë si Sami Lushtakun, Bujar Bukoshin, Branislav Gërbiqin, Slavisha Petkoviqin, Ilir Tolajn.

Maria Bamieh prej së hënës së kaluar është e suspenduar nga puna dhe është nën hetime me dyshimin se ka nxjerrë sekrete dhe i ka dhënë “Kohës Ditore”.

Ditën e botimit të pjesës së parë të hulumtimit për korrupsion në EULEX, Bamieh ndodhej në një qendër tregtare në lagjen Arbëria.

Ajo nuk kishte hezitim për të folur për gazetën, sepse tashmë ishte e suspenduar.

Tri ditë me herët atë e kishin nxjerrë nga zyra për shkak se tashmë “Koha Ditore” do të botonte një hulumtim të cilin zyrtarë të EULEX-it kishin provuar ta pengonin.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)