Balla: Hungaria nuk pranon azilkërkues nga Kosova
Prishtinë, 12 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla.
Me këtë rast, ambasadori Balla e uroi ministrin Hyseni në emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni e njoftoi ambasadorin Balla me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në veçanti në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në mbarë territorin e vendit.
Gjatë takimit u bisedua edhe për numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë të cilët po qëndrojnë në Hungari.
Ambasadori i Balla, theksoi se autoritet e shtetit të Hungarisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofrohen kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative ata qytetarë kthehen në Kosovë.