Bala: Në burg, popullin e kisha pas
Prishtinë, 15 janar - I liruari nga Tribunai i Hagës, Hajrdin Bala, ka rrëfyer momentin kur ishte burgosur. Ai ka thënë se në ato momente kishte lënë familjen në gjendje të rëndë ekonomike.
Ishte moment i vështirë të shkosh në burg e ta lësh familjen vetëm me 25 kilogramë miell e pa asnjë metelik.
Dërgimi im në burgun e Scheveningerit në Holandë e vështirosi edhe më shumë jetën time.
Kisha humbur shpresën se familja do të vijë për të më viztuar, duke ditur gjendjen e jetës atje.
Por, Zoti nuk po e leke askënd pa qare.
Pasi u vendosa në burg, të nesërmen përmes telefonit e thirra gruan, e ajo ma lehtësoj dhimbjen, më tha se jam shumë mirë kam bo miell e sheqer. Me tona e tona kishin zbarkuar ushqim në shtëpi për familjen.
Pas kësaj telefonate u ndjeva më lehtë. Popullin e kisha pas vete, ka pohuar Bala për Epoka e re