Bajrush Xhemajli dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një i ri.
Vendimi bëhet i plotëfuqishëm dhe Xhemajli shkon në burg, nëse konfirmohet nga shkalla e dytë.
Atij i është ndaluar ngasja e veturës për 3 vjet.
Xhemajli akuzohej se ka shkaktuar një aksident të rëndë komunikacioni mëngjesin e 21 majit të 2009-ës në hyrje të Prishtinës.
Në këtë aksident kishte humbur jetën 21 vjeçari Labinot Rrustemi nga fshati Banullë e Lipjanit.