Bajram Rexhepi aksidentet në Kalimash, s`ka të lënduar
Prishtinë, 18 korrik - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, tek po kthehej nga Shqipëria.
Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore e cila thekson se Rexhepi po kthehej me automjetin e tij së bashku me gruan dhe vajzën por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.
Sipas gazetës, aksidenti është konfirmuar nga burime të Shërbimit zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, i cili ka qenë të parët që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia Qarkullimit Rrugor të Kukësit nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.
Burime nga shërbimi zjarrëfikës kanë theksuar për gazetën se rreth orës 00:30, në kilometrin e 5-të të tunelit të Kalimashit, në të dalë të tij, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Kamerat e tunelit kanë regjistruar se një automjet tip Range Rover ka goditur nga mbrapa një kamion.