16 Janar 2025

Bahtiri:Rakiqi kërkon kufij komunal jashtë Planit të Ahtisarit

Prishtinë, 14 tetor - Lidhur me shkrimet në disa portale, se  kryetari i komunës në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se fillimi i rivitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, që ishte parapa për të enjten, më 15.10.2015, nuk do të bëhet për shkak të mos nënshkrimit të marrëveshjes për përcaktimin e kufijve administrativ ndërmjet dy komunave, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sqaron opinionin e gjerë se mos shenjëzimi i kufijve është shtyrë për shkak të jo gatishmërisë së palës serbe për të përcaktuar vijën ndarëse sipas planit të Ahtisarit.

“E bëjë me dije opinionin e gjerë, se unë çdo herë kam qenë i gatshëm që të nënshkruaj marrëveshjen për përcaktimin e kufijve administrativ, ashtu sikur që ishte parapa me planin e Ahtisarit dhe që ishte miratuar nga Kuvendi i Komunës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, që e ka miratua Ligjin për kufijt administrativ komunal. Këtë gatishmëri e kam treguar edhe në takimin e mbajtur të hënën e kaluar në Prishtinë, ku ishin të pranishëm përfqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar, ministri i MAPH, Ferid Agani, zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, sekretarët permanent të MAPL dhe MAPH, si dhe përfaqësuesi i Agejncionit kadastral të Kosovës. Mirëpo, ishte kryetari i komunës në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai që nuk dëshiron të nënshkruaj këtë marrëveshje, andaj edhe mungoi në takim”, thotë kryetari Bahtiri.

Ai po ashtu e njofton opinionin e gjerë, se kurrë nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit administrativ midis dy komunave, jashtë planit të Ahtisarit dhe këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër, pra as kryetari i komunës në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq.

“Duke qenë se kërkesa serbe për përcaktim të vijës ndarëse midis dy komunave, është e pakuptimt dhe e papranueshme, unë i ftoj përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, e në radhë të parë ata të BE-së, si dhe ata të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, që t’ia bëjnë me dije Rakiqit se nuk mund të dalë jashtë pakos së Ahtisarit, duke kërkuar që kufijtë të lëvizin në dëm të shqiptarëve, si dhe ta ftojnë që të jetë konstruktiv e i arsyeshëm me rastin e përcaktimit të kufirit administrativ midis dy komunave dhe të kryej obligimin e tij ashtu si duhet, në mënyrë që të mos e tensionoj gjendjen, për stabilizimin e së cilës kemi punuar shumë kohë bashkë dhe kemi arritur sukses të dukshëm”, tha kryetari Bahtiri.

Ndërsa, sa i përket fillimit të punimeve për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, kryetari Bahtiri thotë se punimet duhet të fillojnë sipas marrëveshjes, më 15.10.2015 dhe se nuk ka asnjë arsye të vetme për prolongimin e tyre, sepse një gjë e tillë, nuk do të shkonte në favor të stabilizimit të gjendjes dhe as të përmirësimit të raporteve ndërmjet  komuniteteve dhe dy komunave.

“Nëse punimet nuk fillojnë të enjten, më 15.10.2015, që për mua është e papranueshme dhe e pakuptimtë, unë kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të mos filloj as realizimi i marrëveshjeve tjera të nënshkruara në takimin e fundit në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës   dhe shtetit të Serbisë”, përfundon deklaratën e tij kryetari Bahtiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)