08 Maj 2024

Bahtiri kërkon intervenim për të normalizuar gjendjen në veri

Mitrovicë, 9 korrik - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj provokimit më të rëndë deri tash që drejtuesit e komunës të sapoformuar në veri të Mitrovicës, i kanë bërë paqes dhe sigurisë në Mitrovicë, rajon dhe vend, duke filluar punimet, për kinse ndërtimin e një shëtitoreje në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Duke e dënuar ashpër këtë akt kriminal, kryetari Bahtiri thotë se ky veprim i drejtuesve të komunës në veri të Mitrovicës, bëhet me qëllim dhe prapavijë politike, për të bllokuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe për të pamundësuar relaksimin e mëtutjeshëm të gjendjes së përgjithshme, për çka qytetarët  e të dyja pjesëve të qytetit dhe të të gjitha përkatësive etnike janë jetësisht të interesuar.

“Ndërprerja për qarkullim të automjeteve  të rrugës shekullore rajonale, që lidh Mitrovicën dhe rajone të tjera të Republikës së Kosovës, me pjesë tjera të vendit në veri dhe tutje Serbinë, është e papranueshme, sepse një akt i tillë është akt vandal e kriminal dhe i dënueshëm me ligj.\"

\"Për këtë arsye, kërkoj nga organet kompetente për rend e siguri, si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore menjëherë dhe të ndërpresin punimet që po bëhen për bllokimin e kësaj rruge me rëndësi të veçantë për qytetarët e Mitrovicës, të rajonit dhe të vendit”, thotë kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri, njëkohësisht apelon tek qytetarët e të dyja pjesëve të qytetit dhe të të gjitha përkatësive etnike, që të jenë të qetë e të matur, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos ndërmarrin asnjë hap që do të qonte drejt eskalimit të gjendjes, sepse një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të askujt.

“Me sjelljet tona të matura, ne duhet tu japim rastin organeve e institucioneve të Republikës së Kosovë dhe atyre ndërkombëtare, që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndërprerjen e këtij provokimi dhe për kthimin e rrugës dhe të urës në gjendje normale, nëpër të cilën do të mund të lëviznin dhe qarkullojnë pa problem qytetarët dhe automjetet”, shprehet kryetari Bahtiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)