Babë e bir dënohen për zhvatje
Prishtinë, 7 shkurt - Sot, trupi gjykues i përzier nga një gjykatës i EULEX-it dhe dy gjykatës kosovar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan i shpalli të pandehurit Besim Tahiri dhe Njazi Tahiri fajtor për veprën penale Zhvatje në bashkëkryerje duke e shkelur kështu nenin 267, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23, të Kodit Penal të Kosovës.
I pandehuri Besim Tahiri u dënua me tri vite burgim, kurse i pandehuri Njazi Tahiri u dënua me dy vite burgim.
Më 29 prill 2011, të pandehurit, babë e bir, e kanë kërcënuar rëndë palën e dëmtuar duke i kërkuar 20.000 euro.
Gjatë kësaj dite, që të dy ishin nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës. I pandehuri Njazi Tahiri u arrestua në momentin kur e mori shumën e parave nga zyra e palës së dëmtuar. I pandehuri tjetër ia doli të ikën por u arrestua më vonë.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Palët mund të ankohen brenda 15 ditëve prej datës kur atyre u dorëzohet aktgjykimi me shkrim.