24 Dhjetor 2024

Aziri dhe Ferizi shpallen të pafajshëm

Prishtinë, 8 korrik - Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe të Kosovës nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dje shpalli Afrim Azirin dhe Vlora Ferizin të pafajshëm për akuzat e ngritura për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, vepra këto të dënueshme sipas nenit 339, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

Trupi gjykues e shpalli Afrim Azirin të pafajshëm meqë nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar se ai kishte pasur për qëllim përvetësimin e përfitimeve materiale të paligjshme për ndonjë person tjetër, se e kishte shpërdoruar pozitën e tij zyrtare dhe se i kishte tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tija.

Vlora Ferizi është shpallë e pafajshme meqë nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar se ajo kishte pasur për qëllim përvetësimin e përfitimeve materiale të paligjshme për ndonjë person tjetër apo për një organizatë biznesi, se e kishte shpërdoruar pozitën e saj zyrtare dhe se nuk i kishte kryer detyrat e saja zyrtare.

Palët mund të ankohen brenda 15 ditëve nga momenti që atyre ju dorëzohet aktgjykimi me shkrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)